Nëndetësja turke mbërrin në Durrës

Nëndetësja turke TCG GÜR S-357 ka mbërri në Shqipni, ndërsa ka me ndejt e ankorueme në Portin e Durrës për disa ditë me radhë.

Simbas Anadolu Agency (AA), nëndetësja ka me ndejt në qytetin bregdetar deri me 18 Mars, ndërsa ka me u vizitue në ditët në vazhdim nga përfaqësues të institucioneve turke në Shqipni dhe zyrtarë shqiptarë.

Nëndetësja turke ka ardhë në Portin e Durrësit në zbatim të planit të bashkëpunimit ushtarak mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Shqipnisë, ndërsa me vizitën e saj synohet me u thellue edhe bashkëpunimi në fushën ushtarake mes dy vendeve.

Shperndaje në: