Dokumenti i CIA’s: Qe kush e vrau Miladin Popovic’in (foto)

Me 14 Mars të vitit 1945 egzekutohet Miladin Popovic, nga mësuesi shqiptar Haki Taha. Kjo ngjarje përshkruhet edhe në nji dokument të CIA’s, i hartuem në vitin 1951. Si hakmarrje serbët kryen Masakrën e Tivarit.

Dokumenti i CIA’s:

Dusan Mugosa dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Miladin Popovic, këta dy serbë, janë kryesisht përgjegjës për disfatën komuniste prej shqiptarëve të Kosovës. Kthimi i Jugosllavisë në Kosovë dhe politikat të cilat ata i paraqitën hasën në nji përgjigje të shkurtë, por të butë. Me 14 Mars 1945, Haki Taha, nji mësues, egzekutoi Popovicin në Prishtinë. Si rezultat i kësaj, Taha u arrestue, u egzekutue dhe u tërhoq zvarr nëpër rrugë, ai mbante nji sllogan në gjoksin e tij: “Vdekje tradhtarve” dhe “Liri për shqiptarët”. Komunistët sllavë u hakmorën për vdekjen e Popovic’it, tue vra 1.600 shqiptarë të Kosovës nga pjestarët e brigadave komuniste të stacionueme në Bar të Malit të Zi, siç njihet si “Masakra e Tivarit”.

Dokumenti i CIA’s thotë se ky asht nji fakt, sepse masakra ndodhi vetëm tre ditë mbas egzekutimit të Popovic’it, me 17 dhe 18 Mars 1945./FMimages

Shperndaje në: