E turpshme: Kqyrni çfare mishi ju ofron Super Viva myshterive te vet!

Skandali i radhës me mish të prishun të supermarketit “Super Viva”, këte herë ka ndodh në Prizren. Kjo komunë dje ka konfiskue mbi 500 kg mish me afat të skaduem, i cili kishte për qëllim me u sherbye në restorantet e po këtij supermarketi, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë kontrollit të rregullt, me 13 Mars, Drejtoria e Inspektoratit ka gjete mish pule e mish gjedhi pa afat në dyqanin e Super Viva’s që gjendet në magjistralën Prizren-Gjakovë.

“Drejtoria e Inspektoratit ka hasur në produkte ushqimore me afat të skaduar si mish pule e markës AIA me afat të skaduar në sasi 225.6 kg X 3.60 euro për kg, gjithsej 812.16 euro, mish pule (kaqika) 12.6 kg X 1.70 euro për kg, gjithsej 21.42 euro, mish gjedhi i papaketuar dhe me ndryshime organoleptike në sasi 324.70 kg X 6.30 euro euro, gjithsej 2045.61 euro”, ka njoftue Komuna e Prizrenit.

Super Viva këte mish ja kishte dedikue qytetarëve në restorantet e marketit, të cilat janë mirë të frekuentueme.

“E gjithë kjo sasi që gjendej në depon logjistike të njësisë së këtij supermarketi, ku përgatitet ushqimi për restorantet tyre, ishte e papërdorueshme për konsum dhe për këtë arsye u asgjësua. Ndërkaq inspektori i veterinarisë ka propozuar që për ndërmarrjen në fjalë, të merren masat sipas ligjeve aplikative”, thuhet në njoftim.

Kjo nuk asht hera e parë që në këtë market gjenden sasi të mëdhaja të mishit me afat te skaduem. Nuk kanë kalue shumë muej prejse në marketin “Super Viva” në Ferizaj u konfiskue gjysë toni mish i prishun.

Shperndaje në: