Pal Lekajt nuk i vjen keq që iu punësue reja në Telekom, qe çka thotë

Doruntina Gashi asht punësue në Telekomin e Kosovës, ajo asht reja e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, transmeton Gazeta Metro.

Lekaj ka pranue se grueja e djalit të tij asht punësue në Telekomin e Kosovës, por thotë se nuk merr përgjegjësi për të.

Ai thotë se nuk i ka interesue aspak për këtë, mbasi asht e fejuemja e djalit të tij dhe jo nusja.

“Unë marrë përgjegjsi aty ku punojë vet dhe që ka mbiemrin Lekaj, unë nuk e di tash nësë mendoni që të sanksionoj dhe të veprojë për të fejuarën, se nuk është nusja, por e fejuara e djalit dhe fare nuk më ka interesuar për këtë”, tha Lekaj.

Doruntina Gashi, me 7 Prill të 2018’shit, u fejue me djalin e madh të ministrit Pal Lekaj, Asdrenin.

Lexo edhe: Edhe Pal Lekaj rahaton rejën e tij në Postë (foto)

Shperndaje në: