O’Connell reagon mbas Raportit Amerikan, lyp seriozitet në sundimin e ligjit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thanë se Kosova duhet me u tregue ma serioze për sundimin e ligjit.

Në nji reagim mbas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, O’Connell ka deklarue se Kosova nuk ka kohë me humbë me vendosë rend dhe ligj.

“Jam dakord me Ambasadorin Kosnett. Tash asht koha që Kosova me tregue sa asht serioze për sundimin e ligjit. Nuk ka kohë me humbë”, ka shkrue O’Connell në rrjetin social Twitter.

Kujtojmë se Raporti i Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut në botë vëren nji numër problemesh në Kosovë gjatë vitit 2018.

Shperndaje në: