Shtyhet dalja e Britanisë nga BE

Deputetët në Britani të Madhe kanë votue pro shtyemjes së procesit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, transmeton Rrokum.TV

Mocioni që u votue me 412 vota pro dhe 202 kundër, udhëzon kryeministren Theresa May me kërkue nji zgjatje të nenit 50, proces ligjor nën të cilin Britania largohet nga BE.

Kjo don me thanë që Mbretnia e Bashkueme nuk mundet me u largue me 29 Mars, siç ishte planifikue ma parë, raporton BBC.

Shperndaje në: