Haradinaj: Vetëm në këtë formë kisha me pezullue taksën për disa ditë

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk ka telashe me Amerikën. Ai thotë se Kosova kishte me pezullue taksën nëse do ta kishte nji kontratë ku dihet se cka fiton Kosova nga dialogu, e përkatësisht, sic thotë ai, Kosova synon njohjen.

Por, Haradinaj ka thanë se ‘taksën do ta pezullonte nëse do ta kishte një kontratë se dialogu me Serbinë do të rezultojë me njohjen”

“Ne nuk kemi telashe me Amerikën me taksën ose me Anglinë sepse prodhimet e tyne kanë hyrje këtu pa telash. Taksa është temë për shkak se, presidenti i një vendi fqinj, në këtë rast Vuciq, ka vlerësu se s’mundet me vazhdu dialogu pa u heq taksën. Në kohën kur ka qenë dialogu e jo taksa, ai është ulë me ne, në të njëjtën kohë, jo pas shpine, ka punu për hekjen e njohjeve, ka punu për kërcënimin e familjeve të pjesëtarëve të ushtrisë sonë. Derisa nuk është vendos taksa, koha i ka kushtu shumë Kosovës”, ka thanë Haradinaj në emisionin Debat.

Tash, koha na kushton të dy vendeve. Taksa nuk mundet me u hjek, por mundet me u suspendu nëse përgatitet një kontratë kun a thonë a jeni dakord për këtë a po jo. Na e dimë që është njohje, por cka është vlera, cka është kundërvlera. Unë kur kam shkru letrën e parë, për pozicionin e Kosovës, kam shkru se Presidenti Trump nëse i thirr palët, atëherë na menjëherë e pezullojmë taksën sepse e dimë që është dicka serioze. Nëse është përgatitë një kontratë për njohje, ku ne duhet me shku me dhënë qëndrimin tonë, taksa mundet me u pezullu përkohësisht. Nëse arrihet te një kontratë potenciale, për të cilën ata mshelen edhe e diskutojnë, na e suspendojmë taksën për do ditë”, ka thanë ai.

Shperndaje në: