Thaçi selam Haradinajt: A po e hek taksen, a po te hekim ty!

Presidenti Hashim Thaçi, tashma gjithmone ne televizionin Klan Kosova kur ka diçka te randesishme me deklarue, me komoditet a thue se asht ne televizionin e vet, ne shtepi te vet, dergoi disa porosi te fuqishme ne shume adresa.

Thaçi ma s’pari i çoi selam opinionit ne Kosove se asht ai vet, Hashim Thaçi, njeriu qe vendos a shkon Kosova ne zgjedhje te reja, dhe asht ai qe vendose a rrxohet Qeveria Haradinaj.

Thaçi mandej i çoi selam direkt kryeministrit Haradinaj se po mbeti kryeforte dhe nuk iu bind keshillave te miqve nderkombetare te Kosoves per heqjen e takses, ai ka me ra prej pushteti dhe Kosova ka me pase qeveri te re – pa shkue hiq ne zgjedhje te reja.

“Nësë mazhoranca aktuale humb shumicën në Kuvend, natyrisht se si Presidenti i vendit e kam obligim Kushtetues dhe ligjor të shtrojë dhe të qes në tavolinën time mundësinë e një zgjidhje kreative, qeveri tjetër ose drejt në zgjedhje, por partitë e bëjnë shumicën nësë një qeveri bjen dhe tjetri e bënë shumicën 61 vota ka të drejtë me vazhdu nësë i dho mandat atij kryeministri dhe kandidati që mendon se duhet të lëviz përpara dhe që është në përputhshmëri me standartet e shtetit të Kosovës dhe vlerat që përfaqësojmë, nësë nuk duan qeveri të re, në mes të mandatit shkohet në zgjedhje”, tha Thaçi.

Thaçi i çoi selam edhe Beogradit zyrtar tue thane se e din qe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanovic e ka porosite ky Beograd politik i sodit dhe e ka krye krimineli dhe si e quejti Thaçi ‘anmiku i Kosoves’, Milan Radojicic.

Thaçi rikonfirmoi se korigjimi i kufijve ka me ndodhe dhe kjo s’duhet me u interpretue si shkembim territoresh e as si pazar me Kosoven, po si nji mundesi qe Kosoves me ja bashkue Presheven, Medvegjen dhe Bujanovcin dhe me fitue njohje nga Serbia dhe karrige ne OKB.

Shperndaje në: