Eprori amerikan: Rusia po financon parti radikale në Ballkan, me i minue qeveritë aktuale

Komandanti i trupave amerikanë për Europën, gjenerali Curtis Scaparrotti, akuzon Moskën se po financon parti politike në Ballkan për me pengue integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian dhe NATO.

“Ata bajnë përpjekje për me minue çdo përparim drejt integrimeve Euro-Atlantike, BE, NATO, etj. 

Këtë e bajnë kryesisht përmes dizinformimit, e bajnë tue  financue dhe mbështete parti radikale. 

Ata jo me çdo kusht kallxojne se se kujt ja mbajne krahun.

Randësi ka me i minue qeveritë aktuale në çdo hap përpara. Shohim që ky aktivitet asht shtue gjatë 6 apo 8 muejve të fundit në Ballkan”.

Ne raportimin para anëtarëve të Komisionit të Shërbimeve Ushtarake të Dhomës së Ulët të Kongresit Amerikan, gjenerali Scaparrotti paralajmëroi se rusët mujn me organizue akte dhune në Maqedoninë e Veriut para anëtarësimit të plotë në NATO.

“Hymja e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në NATO besoj se janë të papranueshme për Rusinë. 

Besoj se ata vazhdimisht do të përpiqen të ndërhyjnë në Maqedoninë e Veriut si banë me Malin e Zi”.

Moska e ka shpreh hapun qëndrimin kundër anëtarësimit në NATO të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, pamvarësisht se ka mohue përfshimjen në tentativën për grusht shteti në Mal të Zi që u zbulue ne Tetorin e vitit 2016.

Para do dite, edhe kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk ngriti shqetësimin se Rusia po përpiqet me ndërhy në zgjedhjet e disa vendeve europiane, përfshi këtu edhe rastin Brexit.

Shperndaje në: