Djuric me akuza të randa: Qe kush qendron mbas vrasjes së Ivanovic’it!

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Djuric, tha sot se ka konfirmim në rritje që mbas vrasjes së njanit prej udhëheqësve serbë të Kosovës, Oliver Ivanovic, qëndrojnë presidenti, Hashim Thaçi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe autoritetet aktuale në Prishtinë.

“Na jemi ma të sigurtë se Thaçi, Veseli dhe autoritetet aktuale në Prishtinë qëndrojnë drejtpërsëdrejti mbas vrasjes së Oliver Ivanovicit dhe pres që organet tona hetimore frik me qenë në gjendje me dhanë ma shumë informacion për këtë rast, sepse kjo asht diçka që e gjithë bota duhet me dijtë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbramë ka thanë se Milan Radojicic asht i dyshuemi kryesor për vrasjen e Oliver Ivanovic’it.

Shperndaje në: