Tahiri: Urdhëndhanës për vrasjen e Ivanovic’it po del me qenë Vucic’i

Aleksandar Vucic asht përgjegjës për dhanien e urdhnit për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanovic.

Kështu ka shkrue përmes nji statusi në rrjetin social Facebook, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, transmeton Rrokum.TV

Statusi i Tahirit:

Kërkesat tona ndaj autoriteteve serbe për bashkëpunim juridik në rastin Ivanoviq kanë ngecur në atë çast kur të gjitha dyshimet e bazuara e nxorën Milan Radojçiqin si të dyshuarin kryesor për atentatin vdekjeprurës që shtetasit dhe politikanit të Republikës së Kosovës, Oliver Ivanoviq i kushtoi me jetë. Në vend të bashkëpunimit dhe vendosjes para drejtësisë së të dyshuarit kryesor, ai u mor në amnisti nga Presidenti Aleksandër Vuçiq. Nuk ka asnjë shpjegim racional përveç faktit se në mes Vuçiqit dhe Radojçiqit ekziston një marrëdhënie e tillë e urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit. Qytetarët e Kosovës dhe veçmas ata të komunitetit serb duhet të jenë të sigurt se drejtësia herët a vonë do ta sjellë para përgjegjësisë autorin e këtij krimi, dhe të vërtetën e faktuar nuk do të ketë regjim që do të mund ta amnistojë. Ivanoviq ishte qytetar i Republikës së Kosovës për zbardhjen e rastit të së cilit institucionet tona nuk do të ndalen deri në fund.

Shperndaje në: