Rrëfimi i të mbijetuemit të masakrës në Zelandë të Re: Qe çka ndodhi mbrenda në xhami (video)

Njani nga të mbijetuemit e masakrës në xhaminë Al Noor në Christchurch të Zelandës së Re, Sajed Mazharudin, e ka përshkrue situatën e jashtëzakonshme, kur nji besimtar asht mundue me u konfrontue me sulmuesin.

“Nji burrë me dy pushkë automatike u fut mbrenda dhe filloi m’i gjuejt të gjithë – gra e fëmi. Por, nji djalë i ri që e mirëmban xhaminë dhe ndihmon imamin, e shfrytëzoi nji moment shpërqendrimi të sulmuesit të cilin e sulmoi dhe arriti me ia marrë pushkën. Deshti me ndjekë, por nuk e dinte se si duhet qëllue me armë, nuk e gjente kambëzën. Këtë dobësi të tij e shfrytëzoi sulmuesi që iku dhe jashtë e prisnin me kerr të tjerët”, ka deklarue Mazharudin.

I mbijetuemi tjetër i identifikuem si Halid al Nobani, gjithashtu ka konfirmue se kishte pa të riun tue tentue me ia rrëmbye armën sulmuesit, megjithatë ai pretendon se ky i ri asht egzekutue menjiherë.

E Mazharudin, thotë se ka pa sulmuesin tue vra nji burrë në prezencë të tre fëmive të tij.

Shperndaje në: