A po shkohet drejt shembjes se qeverise? Kosnett flet me përfaqësuesit e Listës Serbe

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett, ka konfirmue se asht takue sot në Prishtinë me përfaqësuesit e Listës Serbe.

“Me ta diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë”, ka thanë Kosnett përmes Twitter.

Sa u përket dorëheqjeve të kryetarëve të komunave veriore, Ambasadori amerikan asht shprehë: “Përfaqësuesit e tyne të zgjedhun duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe me punue në emën të komunitetit të tyne”.

Shperndaje në: