Instrumentisti i kangës serbe që e ndigjonte terroristi nga Zelanda u burgos për vrasjen e 14 myslimanëve (video)

Fizarmonicisti i kangës nacionaliste serbe, të cilën po e ndigjonte terroristi që kreu vrasjen e 49 myslimanëve në xhami në Zelandë të Re, ishte burgosë për vrasjen e 14 myslimanëve dhe kishte vuejt 5 vjet burg.

Serbi që shihet tue luejt me harmonikë në kangën nacionaliste serbe “Nga Bihaqi në katundin Petrovac”, kangë të cilën po e ndigjonte terroristi i krishtenë, Brenton Tarant, kur ai shkoi me ba nji masakër në xhami në Zelandën e Re, ishte akuzue për vrasjen e myslimanëve në Bosnje, por u lirue mbas pesë vjetesh nga nji gjykatë gjermane në mungesë të provave.

Emni i tij asht Novisllav Dzajic. Ai shihet së bashku me Nikolla Jorgici, i cili asht producent i kangës, e cila nxit ushtarët serbë.

Ai në vitin 1998 u përball me akuza për gjenocid, por u dënue me vetëm pesë vjet për shkak të mungesës së provave, dhe u lirue para skadimit të dënimit.

Shperndaje në: