Paçarizi: Institucionet e Kosovës tuteshin me lexue letrën e Presidentit Trump. Taksa – vendim euforik (video)

Opinionisti Rrahman Paçarizi, ishte i ftuem ne emisionin “Momentum” të Televizionit Rrokum.

“Kosova formoi nji qeveri nga nji koalicion jo parimor, per pasoje ky koalicion u desht me ba nji qeveri te arrnueme, çka bani qe disa parti me marre ma shume ministra se sa qe kishin deputetë”, ka thane Paçarizi.

Tue fole per letren e Presidentit Trump, ai ka thane se ajo leter nuk u lexue qysh duhet nga institucionet kosovare, madje thote se u shperfillë.

“Letra e Presidentit Trump nuk u trajtue ne pajtim me seriozitetin qe kishte ajo leter, u duk se institucionet e Kosoves tuteshin me lexue permbajtjen e saj”, thekson ai.

Simbas tij, Kosova e humbi hapin e sjelljes racionale ne raport me marredhaniet nderkombetare, sepse kishte nji diplomaci të ç’akordueme.

Vendosjen e takses, Paçarizi e quen vendim euforik.

“Ftofja e raporteve me SHBA asht nji nga vendimet qe e ka kthye Kosoven mbrapa”, thote ai, shkruen Rrokum.TV

Tue fole per dialogun, Paçarizi thote se, per Kosoven asht i randesishem Brukseli qe i shtyn perpara proceset.

“Asht normale qe ne prag te nji procesi kaq te randesishem, sic asht marreveshja Kosove-Serbi, nji lider normal, ne kete rast Presidenti Thaçi, kishte me provue me hedhjen e ideve te ndryshme”, thote ai./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

 

Shperndaje në: