Lutfi Haziri, si kandidati ma serioz, shpall kandidaturën për kryetar të LDK

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, i cili ka vite qe e pret momentin per me i dal ne krye partise, e ka shpall kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Haziri në TV Dukagjini ka thanë se pret që të ketë marrëveshje mbrenda strukturave të LDK për kandidat të përbashkët dhe ai tha se aty ka hise.

“Por edhe nëse nuk ka marrëveshje, unë kam me kandidue”, ka thanë ai.

Sot, kryesia e LDK ka marr vendim me i organizue zgjedhjet e mbrendshme në këtë subjekt politik.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, ka thanë se prej javes tjeter nisin pregaditjet për realizimin e zgjedhjeve.

Shperndaje në: