Haziri godet Veselin: Krejt fajet per taksen i ka Kadrija e jo Ramushi!

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, e ka sulmue direkt kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për qëndrimet e tij lidhun me taksën dhe raportet me Amerikën.

Ai ka thanë se Veseli nuk ka pse me kerkue dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj. Veseli mundet me dhane  dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, meqënese asht partneri kryesori koalicionit qeverisës.

 

 

“Nuk ka pse me dale e me u ankue me lot krokodili për prishje të raporteve me Amerikën, të cilën thotë se e don ma shumë se familjen e tij…Mjafton me dhanë dorëheqje si partner kryesor i koalicionit edhe zgjidhet kjo çashtje. Ai asht fajtori kryesor për krejt këtë situatë”, ka thanë Haziri për TV Dukagjinin.

“Ai po rri në strofull të lepurit të vet edhe po u kërkon llogari të tjerëve, përfshi opozitës. Kjo asht politikë e dyfishtë që din me ba vetëm PDK”, godet Haziri.

Shperndaje në: