Zbulohet se në cilat vende të Ballkanit kishte ndejt terroristi që shkaktoi sulmin në Zelandë të Re

Autoritetet bullgare kanë kumtuar se po hetojnë motivet e qëndrimit në Bullgari në vitin 2018 të ekstremistit djathtist i cili ka krye sulmet në dy xhami në Zelandë të Re.

Sulmuesi i dyshuem, australiani 28 vjeçar, Brenton Tarrant, i cili ka krye sulmet terroriste në dy xhami në qytetin Christchurch në Zelandë të Re në të cilat u vranë 49 persona e u plagosen mbi 40 të tjerë, nga 9 deri me 15 Nandor të vitit 2018, kishte qëndrue në Bullgari, ka thanë prokurori shtetnor bullgar Sotir Cacarov.

“Kanë fillue hetimet me u verifikue nëse versioni i tij se ka dashtë me zbulue vende historike e me studiue historinë e vendeve të Ballkanit asht i vërtetë”, ka thanë prokurori.

Nga ajo që përcjell portali B92, ministri bullgar i Punëve të Mbrendshme, Mladen Marinov, ka shtue se qëllimi i hetimeve asht me u sqarue motivet e qëndrimit dhe kontaktet të mundshme të tij me persona të tjerë.

Simbas po këtyne burimeve, ai në Ballkan kishte ndejt nga 28 deri me 30 Dhetor 2016 kur me autobus kishte udhëtue nëpër Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Shperndaje në: