Deklarata shokante e vrasësit para gjykatës: Kisha dashtë me vra ma shumë myslimanë

I dyshuemi kryesor për vrasjen e 49 personave në dy xhami në Zelandën e Re të Premten asht shfaqë në gjykatë për të vetmën akuzë, vrasje.

Australian Brenton Tarrant, 28 vjeç, ishte dërgue në bankën e të akuzuemve në nji këmishë të bardhë burgu dhe pranga.

Ndërsa, kur asht pyetë se a asht terrorist, autori i sulmeve të djeshme në dy xhami në Zelandë të Re, Tarrent asht përgjigjë pozitivisht.

“Po, simbas përkufizimit. Ky asht sulm terrorist. Por, besoj se ai ishte akcion partizan kundër forcës pushtuese”, kishte thanë ai.

Mirëpo, kur asht pyetë se a pendohet për këto sulme terroriste, ai përgjigjet me gjakftoftësi, jo.

“Jo. Vetëm kam pasë dëshirë me vra dhe ma shumë, e të kisha vra edhe ma shumë tradhtarë”.

Shperndaje në: