Kryeministrja me shami në krye shkon me ngushëllue komunitetin mysliman mbas sulmit terrorist në xhami

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka udhëtue drejt qytetit ku ndodhi sulmi terrorist dhe në të cilin mbetën të vramë 49 persona. Sidoqoftë, ajo që ka ra në sy asht veshja e saj.

Ajo shkoi në qendrën e refugjatëve “Canterbury” me ngushëllue komunitetin mysliman.

Në këtë vend ajo asht pa me shami në krye në shej solidarizimi dhe respekti për pjesëtarët e komunitetit mysliman që jeton në Zelandën e Re.

“Zelanda e Re asht e bashkueme në vajtim dhe na jemi të bashkuem në vajtimin tonë”, asht shprehë ajo.

Shperndaje në: