Vucic: Mbas këtyne dy ngjarjeve besimi te KFOR’i asht pakësue

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka deklarue se nëse KFOR’i nuk e kryen punën e vet, ka kush me ba këtë në vend të tyne.

Ai i ka porositë serbët që nuk duhet të brengosen nëse vjen deri te naj trazinë.

Vucic u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse tutet për trazina të reja në Kosovë sikurse ato të Marsit 2004 dhe nëse i beson KFOR’it deri në fund.

“Na kemi bashkëpunim të mirë me KFOR’in, por mbas akcioneve të fundit të Prishtinës, arrestimit të Marko Djuricit dhe hymjes në Gazivodë ky besim asht ma i vogël. Por na mbajmë komunikime me ta dhe mundemi prapë m’i rregullue marrëdhaniet me ta. Besojmë se ata do të duhen m’i mbrojtë dhe ruejt serbët”, ka thanë Vucic.

Shperndaje në: