Vucic: Dikush po e njofton Prishtinën për njohunitë tona për vrasjen e Oliver Ivanovic’it

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thanë sot se hetimet e Serbisë mbi vrasjen e liderit të iniciativës qytetare PSD, Oliver Ivanovic, janë shumë të ngadalshme, por po avancojnë, dhe se asht e qartë se dikush po e njofton Prishtinën, pradaj ‘paniku ndër shqiptarët asht edhe ma i madh’.

Vucic iu ka thanë gazetarëve në katundin Roglevo se asht i gatshëm me qendrue para ‘çfarëdo organi hetues’ të Serbisë dhe se i duket i tmerrshëm tregimi i pushtetit të Prishtinës se asht i përziem në këtë vrasje.

“Nuk kanë dëshmi, e dijnë ata se kush nuk e ka ba, nëse edhe nuk e dijnë deri në fund se kush ka marrë pjesë në këtë (vrasjen e Ivanovicit)”, ka thanë Vucic dhe ka shtue se në periudhën e ardhshmë ka me mujt me thanë edhe emnin e kryemësit./Danas

Shperndaje në: