Këtë bukuroshe e zbresin prej aeroplanit, arsyeja ka me ju befasue! (foto)

21 vjeçarja Emily O’Connor nuk asht lejue me flutuue nga Birminghami për në Tenerife me kompaninë ajrore “Thomas Cook” për nji arsye që ajo e quen absurde.

Çika ishte veshun me pantolla të portokalltë dhe nji blluzë të shkurtë nalt, gja të cilën stjuardesat e kanë cilësue provokuese tue i kërkue me zbritë nga avioni.

Çika asht çuditë kur ka pa katër persona të kompanisë që e rrethuen tue i kërkue me zbritë.

Mbasi u nxorr jashtë, çika hodhi nji postim në Twitter tue pyetë se çfarë problemi kishte veshja e saj.

Shperndaje në: