Imami i xhamisë: Mos me pasë qenë unë, kishte me pasë edhe ma shumë të tjerë të vdekun në Zelandë

Kur terroristi i armatosun u drejtue drejt xhamisë, me vra cilindo që gjente përpara, Abdul Azizi nuk u mshef. Në vend të kësaj, ai mori gjanë e parë që mund të gjente, nji makinë kartë krediti dhe vrapoi jashtë tue bërtitë “Hajde këtu!”

Aziz, 48 vjeç, asht përshëndetë si nji hero mbasi thuhet se ka parandalue vdekjen e shumë të tjerëve gjatë namazit të Xhumasë në xhaminë në Christchurch, Zelandë e Re, mbasi tue e ndjekë burrin e armatosun, e tuti dhe e detyroi me ikë me shpejtësi drejt kerrit të tij.

Por, Aziz, katër djemtë e të cilit dhe dheta të tjerë mbetën në xhami, derisa ai u përball me personin e armatosun, tha se ai mendon se kjo asht ajo që gjithkush kishte me ba, shkruen AP.

Ndryshe, terroristi i armatosun vrau 49 persona në vrasjen ma masive në historinë moderne të Zelandës së Re.

Shperndaje në: