Protesta në Beograd: Qytetarët mbrenda RTS’s (foto)

Qytetarët gjatë protestës “Nji nga pesë milionë” kanë bllokue hymjen ne televizionin shtetnor RTS, por nji pjesë e tyne, të primë nga lideri i “Dveri” Bosko Obradovic, kanë hy në hapsinat e servisit publik.

Mediat serbe bajnë të ditun se ka arritë edhe policia. Obradovic ka thanë se Dragan Bujosevic, drejtor i përgjithshëm i RTS’s, ka refuzue kërkesën që organizatorët në mënyrë të jashtëzakonshme me u përfshi në programin e televizionit.

N1 ban të ditun se pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe janë aty, por se tash për tash nuk po reagojnë.

Shperndaje në: