Ish Kryetarja e Preshevës: Kurti na zhgënjeu, Thaçi ma ngat Luginës

Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thanë se tash asht momenti historik që Lugina e Preshevës me ju bashkue Kosovës.

Sinani n’intervistë për TV Dukagjinin, ka thanë se shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë prit mirë idenë për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e mundshëm të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Është momenti historik që Lugina e Preshevës me ju bashkue Kosovës, sepse nese kjo nuk ndodh tash, këto troje kane me u braktise prej shqiptarëve”.

Zoja Sinani ka thanë se respekton shumë iniciativën  e Presidentit Hashim Thaçi për bashkangjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Unë ju besoj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe besoj shumë se bashkimi me Kosovën mundet me u ba”.

Sinani kishte fjalë të mëdhaja për Presidentin Hashim Thaçi, tue thanë se ai ka ndjeshmëni shumë të madhe njerëzore për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ajo ka thanë se ka respekt shumë të madh dhe, simbas saj, shteti shqiptar nuk ka pas nji patriot si Edi Rama.

Ardita Sinani ka thanë se shqiptarët në Preshevës janë të zhgënjyem me Albin Kurtin, sepse kanë prit që ai me qene shumë ma i zashëm për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovës.

“Zotit Kurti nuk duhet me i ardhe keq për Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposavic’in. Lugina e Preshevës asht nji aset shumë i randësishëm”, tha ajo.

Shperndaje në: