Veseli del direkt kunder Hashim Thaçit!

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thanë edhe para mediave ndërkombëtare se Kosova asht e gatshme për dialog, por n’asnji mënyrë nuk pranon marrëveshje që cenon sovranitetin e shtetit dhe rendin kushtetues.

N’intervistë për gazetën prestigjioze austriake “Der Standard”, ai ka fole për dialogun dhe qëndrimin e Kosovës karshi këtij procesi.

“Dialogu zhvillohet midis dy partnerëve të barabartë. Të dy palët duhet ta respektojnë njana-tjetrën në mënyrë reciproke”, thotë Veseli.

Ai konsideron se nji marrëveshje dypalëshe, e cila asht e nevojshme për afrimin e Kosovës dhe Serbisë në BE, asht e mundun. “Na jemi nji vend i pamvarun dhe nuk e diskutojmë territorin dhe sovranitetin tonë”, shprehet ai.

Veseli dhe shumica e politikanëve të tjerë kosovarë janë kundër ndryshimit kufitar dhe qendrimeve te Presidentit Thaçi.

“Nuk ka veri dhe asnji jug në vendin tim, asht nji vend perëndimor. Na i bindemi vetëm asaj që asht në kushtetutën tonë”,  tha Veseli, tue ra ne kundershti direkte me qendrimet dhe deklaratat publike te Presidentit Hashim Thaçi, i cili parasheh edhe korigjim te kufijve edhe adaptim te ketyne kufijve ne kushtetuten e Kosoves, tue e ndryshue ne kete pike.

Veseli hedh poshtë marrëveshjet jodemokratike.

“Na jemi demokraci, kështu që çdo gja do të vendoset në këtë Parlament nga nji shumicë prej dy të tretash”. Ai thotë se ka me pase marrëveshje me Serbinë, por për këtë ka me u organizue  referendum.

“Qytetarët kane me vendos për këtë marrëveshje”, potencoi Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka thane se serbët dhe shqiptarët mujn me jetue bashke, mbrenda kufijve siç egzistojnë sot. Përndryshe, mundet me ndodhë spastrimi etnik, dhe të prishet stabiliteti në Ballkan.

“Na jemi tashma gati për negociata, por nuk kemi me veprue nën presion. Serbia duhet me ndalue financimin e strukturave paralele mbrenda Kosovës dhe kjo duhet me u marr ma seriozisht nga BE, për me shtue presionin”, ka thanë mes tjerash Veseli për gazetën austriake.

Shperndaje në: