Haradinaj e pranon se ka pase ndikim ne punesimin e kunates se tij!

Mbas presionit te madh medial dhe te publikut, kryeministri Ramush Haradinaj ka pranue me fole dhe me u arsyetue per punesimet nepotiste e partiake ne Telekomin e Kosoves nga ana e e njerezve nga partia e tij AAK, dhe nga keshilltaret e afert te tij.

“Ka persona që nuk kanë punu me vite dhe tash ju ka ba nji vend pune. Unë kam mujt me pase ndikim indirekt, por askend s’e kam punësue”, ka thanë Haradinaj, tue u mundue me i arsyetue  punësimet në numër të madh të njerëzve të afërt me zyrtarë të AAK n’Telekom.

Media kosovare deri tash ka demaskue shume emna te punesuem nga AAK. Fillimisht ka qenë daja i kryeministrit Haradinaj, Lahi Brahimaj, i cili punësoi 3 mbesat e tij.

Mbas dajës së kryeministrit Haradinaj, në Telekom i ka punësue familjarët e tij edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Gruaja e djalit të ministrit Lekaj, Dorentina Gashi-Lekaj asht rehatue në Telekomin e Kosovës pa ndonjë telashe dhe pa ndonji pengesë të madhe.

Keshilltari i afert politik i kryeministrit Haradinaj, Muharrem Nitaj, e ka ba me punë ne Telekom djalin e tij. Delegatja e AAK, Donika Kada e ka punesue burrin e saj ne Telekom.

Ndërsa, keto dite Haradinaj rahatoi edhe kunatën e ve në Telekom, bile pa konkurs!

Shperndaje në: