Weber: “Europa asht e paplotë pa Ballkanin”

Kandidati i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber, në samitin në Bukuresht, tha se Unioni Europian nuk kishte me qene i plote pa i pase edhe shtetet e Ballkanit mbrenda. Kurse Turqia nuk mundet me hy n’UE.

Gjermani Manfred Weber, kandidati kryesor i Partive Popullore Europiane, (EVP) për postin e presidentit të Komisionit Europian ne zgjedhjet që zhvillohen n’Maj, prezentoi në samitin e ketyne partive n’Bukuresht, vizionin e tij për Europën.

„Due me luftue për nji Europë, që njerëzit me ndie si Europën e vet….Njerëzit duhet me kuptue që Europa asht në radhë të parë për ta, dhe jo për kushedi çfarë strukturash…”, tha Weber.

Ai prezentoi edhe qendrimin e tij dhe partive reprezenton ndaj anetaresimit te turqise ne UE. “Turqia e sotme nuk përshtatet me UE. Si president i Komisionit Europian unë kam me i nderpre bisedimet e anëtarësimit të UE me Ankaranë”, potencoi Manfred Weber.

Mesazhi tjetër i kandidatit konservator ishte se, Europa nuk asht e plotë pa shtetet e Ballkanit mbrenda saj!

Weber mori qendrim edhe ndaj kryeministri hungarez, Viktor Orban. Të Mërkurën e ardhshme kryesia e Partive Popullore te Europes ka me vendose qysh ka me veprue me Viktor Orban. Disa parti popullore europiane kanë kërkue përjashtimin ose pezullimin e përkohshëm të partisë “Fidesz” të Orbanit./DW

Shperndaje në: