Kryetari i LDK’s ka nji kërkesë për Presidentin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reague lidhun me mosemërimin e anëtarëve të KQZ’s nga presidenti Hashim Thaçi.

Ma poshtë gjeni statusin e plotë të Mustafës:

Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.

Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.

Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditësh, por për institucionin e Presidentit me rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e pakënaqësive.

Ftoj presidentin në emër të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues.

Shperndaje në: