Trajkovic: Në Serbi sundon mafia

Opozita serbe asht tue zhvillue betejën e përbashkët kundër regjimit të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Protesta janë organizue gjithandej qyteteve të ndryshme të Serbisë, por edhe në veri të Kosovës, ndërsa mija protestues marshuen para dy ditësh edhe në Beograd, kundër asaj që ata e quejnë “shtypje” nga ana e presidentit Aleksandar Vucic ndaj opozitës dhe mediave.

Ish deputetja në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic, njiherit profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në universitetin e Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka ba të ditun për KosovaPress se protestat janë normale për njerëzit të cilët kanë prioritet shtetin ligjor dhe lirinë.

Simbas saj, e gjithë kjo situatë e krijueme së fundmi në Serbi, nënkupton fundin e sundimit të Vucicit.

Ajo potencoi se mafia nga veriu i Kosovës asht përhapë me shpejtësi në krejt Serbinë, ku edhe sundon.

Shperndaje në: