Vetëvendosje në Prizren bleu tambël ma shtrejt se PSD’ja në Prishtinë (dokument)

Lëvizja Vetëvendosje-dega në Prishtinë para do ditësh e ka paditë kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin, nën dyshimin për lidhje të kontratës së damshme, për dallimin e madh të tamblit në dy tenderë që i realizojë Komuna për nxanësit. Por, Komuna e Prizrenit që udhëhiqet nga LVV po blenë tambël shumë ma të shtrejt se Komuna e Prishtinës.

Në sasi të vogël, por Komuna e Prizrenit që udhëhiqet nga Mytaher Haskuka po blen tambël me çmim shumë të shtrejt, shkruan lajmi.net.

Shkrimi në Lajmi.net:

Jo për nxënësit, por për furnizimin e bufes me pije. Komuna e Prizrenit e realizoi një tender në fund të vitit të kaluar në vlerë prej 24.648,00 eurove. Në këtë kontratë që vlen deri në fund të këtij viti është paraparë edhe furnizim me qumësht në sasi prej 3000 litrave. Sipas kontratës së nënshkruar kjo sasi ka kushtuar 3300 euro, ose 1 litër  ka kushtuar 1 euro e 10 cent.

Lajmi.net ka shikuar në disa markete në Kosovë dhe askund nuk ka hasur në paketim qumështi që kushton 1 euro e 10 cent. Më i shtrenjti është qumështi slloven Alpsko, 0.98 cent.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka realizuar disa tender për furnizim me qumësht viteve të fundit, por qumështi është blerë më lirë se sa i Prizrenit, ndonëse në sasi më të madhe.

Në tenderin “Furnizim me qumësht për punëtorët e Komunës”, i cili është realizuar në vitin e kaluar, 1 litër qumësht ka kushtuar 0. 73 centë me TVSh. Në këtë tender Komuna ka blerë 129 mijë e 600 litër qumësht, në vlerë prej 94 mijë e 608 euro.

Po ashtu, komuna ka realizuar edhe tenderin “Furnizim me artikuj ushqimor për nevojat e Kuzhinës të Institucioneve Parashkollore në Prishtinë”. Në këtë tender janë paraparë 39 mijë e 600 litra qumësht me një çmim prej 33 mijë e 264 euro, ose 84 centë për një litër.

Komuna e Prishtinës nga viti 2015 blenë qumësht për nxënësit e klasave I-IV. Në kontratën e parë, Komuna kishte blerë qumësht në vlerë prej 10 centëve për një pako 0.25 ml, ose 40 cent për një litër, këtu përfshirë edhe paketimi. Në tenderin e fundit një pako 250ml qumësht është paguar 19.8 cent apo 79.2 cent për 1 litër qumësht, përfshirë 4 paketimet, plus distribuimin.

Për dallimin e madh të çmimit të qumështit nga kontrata e parë me këto të më vonshmet, Qendra e Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për lidhje të kontratës së dëmshme.

Ky kallëzim penal i dorëzuar në Prokurori nga Vetëvendosje ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime në vlerë prej 530 mijë eurove në tenderët për furnizim me qumësht nga ana e Komunës së Prishtinës.

“Kjo pasi që në vitin 2017 tenderin për furnizim me qumësht e ka fituar Devolli, në vlerë prej 200 mijë eurove, ndërsa vitin 2018 me të njëjtat kushte dhe me të njëjtin afat kohor e ka fituar kompania “ABRAZEN”, në vlerë prej 733 mijë eurove. Pra, vlera e keqpërdorimeve është mbi 500 mijë euro, dhe pronar të vërtetë të dy kompanive janë vëllezërit Devolli. Pasi që në kompaninë “ABRAZEN” figurojnë disa persona të autorizuar dhe anëtarë të punësuar të kompanisë Devolli Group, njëri nga ta Ernest Isufi, i cili figuron drejtor në Devolli Group”, kanë thënë aktivistë të Vetëvendosjes.

Ndërkohë, Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur hetimet ndaj kryetarit Ahmeti për tender e qumështit në Prishtinë.

Shperndaje në: