Paralajmërimi i Vucic: Nëse nuk rifillon dialogu, qe çka mundet me u ba

Dështimi me i rinisë bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhanieve mundet me destabilizue rajonin e Ballkanit perëndimor i cili ende po ringjallet nga luftat e viteve të ’90’ta, ka thanë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në nji intervistë për Reuters.

Njizet vjet mbas bombardimeve të NATO’s ndaj ish-Jugosllavisë me i ndalue sulmet brutale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, bisedimet janë bllokue.

Dy vendet duhet t’i normalizojnë plotësisht marrëdhaniet para se me mujt me vazhdue tutje rrugën e tyne drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Çdo ditë vonese mundet me krijue kushte në të cilat nji shkëndi mundet me ia vnu zjarrin rajonit. Shtetet Perëndimore duhen me dijtë këtë”, ka thanë Vucici.

“Ky asht rreziku… kur ushqehen ndjenjat nacionaliste”.

Shperndaje në: