Presidenti, i tronditun për vrasjen e 7 vjeçarit kosovar në Zvicër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehë ngushëllime për vdekjen e kosovarit shtatëvjeçar, i cili u vra nji ditë ma parë mbas nji sulmi me thikë në Basel të Zvicrës.

Në reagimin e tij në Facebook Thaçi ka thanë se ndan dhimbjen me familjen e shtatëvjeçarit tashma të ndjerë dhe të gjithë ata që janë tronditë nga ky akt.

”Vrasja makabre e shtatëvjeçarit në Bazel, ka tronditur gjithë opinionin në Kosovë dhe Zvicër. Në këto momente shumë të rënda, ndaj dhimbjen me familjen e Mergimit. E gjitha Kosova dhe Zvicra do të lutet për të! HTH (Foto: Blick)”

Shperndaje në: