Qysh stresi na shkakton humbje kujtese dhe tkurrje truni?

Truni

Nëse jetoni nji jetë me stres në nivel të naltë, mundeni me pasë humbje të kujtesës dhe tkurrje të trunit para se të mbushni 50 vjeç. Të paktën simbas nji studimi të botuem në revistën “Neurologji”.

“Nivelet ma të nalta të kortizolit, nji hormon stresi, duket se ndikojnë në funksionin e trunit, madhësinë e trunit dhe performancën në testet njohëse”, thotë autori i studimit Dr. Sudha Seshadri, profesor i neurologjisë në UT Health San Antonio.

“Na zbuluem humbjen e kujtesës dhe tkurrjen e trunit në njerëz relativisht të ri shumë kohë para se të shfaqej naj simptomë,” tha Seshadri. “Nuk asht kurrë shumë herët me reduktue stresin.”

Kortizoli asht nji nga hormonet kryesore të stresit të trupit, ma i njoftuni për rolin e saj në instinktet tona.

Kur jemi të stresuem gjandrat e veshkave prodhojnë ma shumë kortizol. Hormoni mandej punon në mbylljen e funksioneve të ndryshme trupore që marrin pjesë në mënyrën e jetesës.

Mbasi të ketë kalue kriza, nivelet e kortizolit duhen me ra dhe sistemet e trupit duhen me u kthye në normalitet. Por, nëse butoni juej i alarmit mbetet i shtrënguem, trupi mundet me vazhdue me keqfunksionue, tue çue në ankth, depresion, smundje të zemrës, dhimbje kreje, shtim në peshë, probleme me gjumin dhe sigurisht probleme me kujtesën dhe përqendrimin.

Truni asht posaçërisht i pambrojtun, thojnë ekspertët.

“Truni asht nji organ shumë i uritun”, tha Keith Foley, i cili drejton programet shkencore dhe informimin për Shoqatën Alzheimer. “Ai kërkon nji sasi të madhe të ushqyesve dhe oksigjenit për ta mbajtë atë të shnetshëm dhe për të funksionue siç duhet. Prandaj, kur trupi ka nevojë për këto burime për të luftue me stresin, ka ma pak sasi për të shkue në tru”.

Shperndaje në: