Politikani serb: Shtabi i destabilizimit të Serbisë gjendet në këtë kryeqytet

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, në TV Happy ka folë për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe e ka vlerësue atë si “politikan të rrezikshëm i gatshëm mr përdorë edhe dhunë me arritë në pushtet”.

Simbas tij, qyshkur Zaevi asht në pushtet, në Shkup gjendet shtabi për destabilizimin e Serbisë dhe për ndryshimin me dhunë të pushtetit.

“A e shihni se ç’politikan i prishtë asht Zaevi, cinik, sa i gatshëm asht me provokue edhe dhunë me marrë pushtetin. Dhe ç’politikan i rrezikshëm që asht. Unë disa herë kam thanë se qyshkur ka ardhë ai në pushtet, në Shkup gjendet shtabi për destabilizim të Serbisë, për ndryshimin e me dhunë të pushtetit. S’e kam thanë këtë përmendësh”, citon Novosti të ketë thanë Drecun.

Shperndaje në: