Deputetja e LDK’s: Qe pse s’mujm me rrxue Qeverinë Haradinaj (video)

Deputetja e LDK’s, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka qene e ftueme ne emisionin “Java n’Rrokum” në Televizionin Rrokum.

Zgjedhet e mbrendshme ne LDK dhe taksa ndaj produkteve serbe kane qene disa nga temet qe jane diskutue ne kete interviste.

Si anetare e Komisonit Per Arsim Shkece dhe Teknologji, ajo ka fole edhe per zavendesimin e oreve te humbuna mesimore gjate greves.

“Ministra e Arsimit i ka fajet qe nuk ka arrit marreveshje me SBASHK’un, mbasi kjo s’u arrite, atehere asht mbajte greva, keshtu qe i mbetet SBASHK’ut me vendos nese duen me i zavendsue oret e mesimit ose jo”, ka deklarue nder te tjera Bunjaku-Rexhepi, shkruen Rrokum.TV

Ajo ne fund ka thane se LDK nuk i ka votat me e rrxue Qeverine, sepse simbas saj, PSD asht ba paterice e pushtetit.

Ajo ka deklarue se, sa ma shpejt qe bjen kjo qeveri ka me qene ma mire per vendin./Rrokum.TV

Ndjekeni emisionin e plote “Java n’Rrokum:

 

Shperndaje në: