Prokuroria pritet m’i intervistue disa zyrtarë të qeverisë për privatizimin e KEDS’it

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet me i ftue m’i intervistue disa zyrtarë të naltë të qeverisë aktuale lidhun me privatizimin e KEDS’it dhe katër hidrocentralet, transmeton Rrokum.TV

Zadhanësi në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, për “Lajmi.net” ka thanë se frik do të nisin me intervistimet e të dyshuemve të involvuem në këtë proces.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar ekspertizën financiare gjatë muajit shkurt të këtij viti, si dhe, jemi në përfundim të shqyrtimit të kësaj ekspertize. Po ashtu, do të bëhet intervistimi i të pandehurve lidhur me këtë çështje”, ka thanë për lajmi.net.

Shperndaje në: