‘Kalifati’ i Shtetit Islamik merr fund! Trump premton deri n’zhdukjen totale të tij

Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump ka premtue ne ‘eliminimin e plote’ te cdo celule te mbetun te militanteve te Shtetit Islamik. 

Forcat demokratike sirina te udhehequna nga kurdet (SDF) thone se ‘kalifati’ pesevjeçar i Shtetit Islamik ka marre fund mbas humbjes se tyne ne Siri. 

BBC shkruen se luftaret e SDF kane ngrite flamujt e fitores ne Baghuz, ne bastionin e fundit te grupit xhihadist. 

Edhe presidenti amerikan Donald Trump ka lavdue ‘çlirimin’ e Sirise dhe shtoi se prapeseprape ‘SHBA’te kane me mbete vigjilente kunder Shtetit Islamik’. 

Xhihadistet jane prezent ne rajon dhe aktive ne shtetet nga Nigeria deri ne Filipine. 

Ne kulmin e tyne, Shteti Islamik kontrollonte 88 mije km n’ktarore te tokes qe shtrihej pertej Sirise dhe Irakut. 

Mbas 5 vjet te betejave te egra, forcat lokale te perkrahuna nga fuqite botnore e lane Shtetin Islamik me disa qinda metra katrore afer kufinit te Sirise me Irakun. 

Te Shtunen, Shtepia e Bardhe leshoi deklarate, ne te cilen presidenti Trump e pershkroi humbjen territoriale te Shtetit Islamik si ‘evidence e tregimit falls te tij. “Ata kane humbe te gjithe prestigjin dhe fuqine”, thuhet ne deklaraten e Trump. 

Shperndaje në: