Ngoni tosken tuj i knue Erion Velise (video)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ju ka bashkue ditën e sotme qytetarëve në “Krraba n’fest”, ku nuk mungoi muzika, argëtimi, dhe promovimi i traditës.

Por ajo që ra më shumë në sy, ishte një surprizë që Ansambli Polifonik “Bashkimi”, me kangëtar dhe valltarë nga trevat e jugut, kishin ba gati për kryebashkiakun e Tiranës.

Përmes nji kange dedikue Erion Veliajt, dhe kandidimit të tij për nji mandat të dytë për Bashkinë e Tiranës, ata i shprehin mbështetjen e tyne dhe i urojnë fitoren në zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Shpirtërisht të urojmë, o Erion Veliaj, se s’bën do fitojmë, të përparojë bashkia”, janë disa nga vargjet e kangës kushtue kryebashkiakut.

Shperndaje në: