Gjendet nji minë në Kaçanik

Nji person ka raportue se ka gjetë nji mjet të dyshuem shpërthyes në Kaçanik.

Njisiti i deminimit “EOD” nga FSK’ja, ka identifikue mjetin, minë kambësorie, me ç’rast në vendin e ngjarjes e kanë asgjasue në mënyrë të sigurt dhe pa asnji problem, njofton Policia e Kosovës, përcjell Rrokum.TV

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Patrulla policore ka lokalizuar dhe ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i deminimit “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, minë këmbësorie, me ç’rast në vendin e ngjarjes e kanë asgjësuar në mënyrë të sigurt dhe pa asnjë problem”.

Shperndaje në: