A i jep votat PSD’ja me rrxue Qeverinë Haradinaj?

Mendohej se ishte patericë e Qeverisë Haradinaj, por jo. Socialdemokratët ofrojnë votat e tyne për opozitën, me rrxue Qeverinë Haradinaj.

Deputetja e PSD’s, Shqipe Pantina, thotë se asht opozita ajo e cila ka ngelë, dhe nuk po i intereson rrximi i Qeverisë.

Pantina ka konfirmue për Gazetën Metro se 12 nënshkrimet e deputetëve të PSD’s për rrximin e Qeverisë po pushojnë në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK’së).

“Ne i kemi bërë në mënyrë publike në seance, dhe i kemi dorëzuar 12 nënshkrime për rrëzim të Qeverisë, ato 12 nënshkrime të deputetëve janë ende në zyrat e LDK-së dhe ne asnjëherë nuk i kemi tërhequr ato, dhe asnjëherë nuk kemi deklaruar se do t’i tërheqim. E vetmja arsye kur ne nuk e votojmë mocionin është kur ajo ngritet nga Lista Srpska, dhe me qëllim të heqjës së taksës”, ka thanë Pantina.

Shperndaje në: