Kjo asht Kosova: 533 ditë pa humbje!

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk ka shijue humbje që nga Tetori i viti 2017, saktësisht qe 533 ditë.

Kosova e zhvillon sonte ndeshjen e parë historike për kualifikime europiane ndaj Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, n’orën 20:45.

Kosova hyn në këtë ndeshje me nji formë e jashtëzakonshme, ku nuk njeh humbje që prej vitit 2017. Humbja e fundit e “Dardanëve” ishte nga Islanda me rezultatin 2-0 me 09 Tetor të vitit 2017, trajner i Kosovës atëkohë ishte Albert Bunjaki.

Që nga ajo kohë, Kosova ka zhvillue 11 ndeshje nën urdhnat e trajnerit të ri, Bernard Challandes. Nga 11 ndeshje, ka 8 fitore dhe 3 barazime.

Shperndaje në: