Mogherini: Islamofobia, rrezik për Europën

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, ka thanë se Islamofobia nuk asht rrezik vetëm për myslimanët, por edhe për Europën.

“Rritja e islamofobisë nuk asht vetëm kërcënim për myslimanët, por për të gjithë shoqninë europiane, sepse kërcënon diversitetin tonë”, ka thanë Mogherini.

Ajo gjithashtu tha se, ‘Forca e shoqnive tona qëndron në diversitetin dhe kush e sulmon këtë diversitet e ka sulmue gjithë shoqninë në tanësi’.

Mogherini këto komente i ka ba në Pakistan, mbas sulmit terrorist në Zelandë të Re në dy xhami, ku si pasojë kanë mbetë 50 të vdekun dhe mbi 40 të plagosun.

Shperndaje në: