Uran Ismaili e bjen edhe nji lajm te mire!

Lista e Pritjes për CT në mushkni, me aktivizimin e shërbimeve para dhe mbasdite, asht heq.

Kështu ka deklarue Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ka sqarue se kane marr fund pritjet e qytetarëve deri në dy muej per me ba skenimin me CT.

“Pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK. Me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj që t’i diagnostikojnë shkaqet e sëmundjes së tyre”.

“Tani të gjithë ata mund ta marrin këtë shërbim brenda dy ditëve. Kjo do të shkurtoj edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do ti mbrojë ata nga shpenzimet e shumta financiare”, ka shkrue Ismaili n’Facebook.

Shperndaje në: