Studimi: Pijet energjike shkaktojne kancer!

Close up of woman with pink lipstick licking sugar covered lips

Studimi i fundit gjen se perdorimi i tepert i sheqerit asht nji prej faktoreve kryesor të kancerit në zorrën e trashë.

Shkencëtarët në qendrën mjekësore Well Cornell në New York,  në bazë të eksperimentit te kryem ne mijte në laborator, shprehen se niveli i naltë i sheqerit që përmbanin keksat, akulloret dhe kryesisht pijet energjike, mujn me nxite zhvillimin e tumoreve kancerogjene në zorrën e trashë.

Ekspertet hetuen se mijtë që konsumuen ma shume sheqer, në mënyrë të menjihershme patën frymje të zorrëve.

Lewis Cantlei, koautor i studimit, tha se ky vëzhgim te mijtë, spjegon pse rritja e konsumimit të pijeve apo ushqimet e ambla mujn me shkaktue kancerin e zorrës së trashë, kryesisht te grup mosha 20-50 vjeç.

Disa ekspertë kanë paralajmërue se eksperimenti u krye te mijtë dhe të dhanat nuk mujn me qene të njajta edhe për njerëzit.

Pedagogu Michael Skilton nga Universiteti i Sydney’it, i cili nuk ishte i përfshimë në studim, shprehet se asht i impresionuem nga hulumtimi, por paralajmëroi se gjetjet nuk mujn me u përfshi edhe  te njerëzit.

“Pamvarësisht se sheqeri nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tumoreve, ky hulumtim tregon se njerezit duhet me qene të kujdesshëm për sasinë që përdorin”, shton ai.

Ndërsa, autori kryesor i studimit, Marcus D. Goncalves, u shpreh se studimi tregon se niveli i sheqerit që përmbante shurupi që konsumuen mijtë, mbrenda nji kohë shumë të shkurtë, mundet me rezultue fatal edhe për njerëzit. /Daily Mail – Gazeta SI/

Shperndaje në: