Nisma: Nëse nuk na plotësohet ky kusht, kemi me rrxue Qeverinë

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj –Halimaj, ka thanë se nëse kjo parti nuk ka me pasë anëtar të KQZ, atëherë ka me u ba pjesë e mocionit për rrximin e qeverisë.

Tue folë në “Imazh” të RTK’s, ajo ka thanë se presidenti po ban shkelje kushtetuese tue mos e ftue subjektin ku asht ajo për me qenë pjesë e KQZ’s, sepse simbas saj kjo parti e ka të drejtë kushtetuese pjesëmarrjen në KQZ.

Ajo tha se kanë me apelue vendimin në Gjykatë Kushtetese, dhe pret që këtu me u bashkue edhe PDK dhe AAK. Por, nëse ata nuk bahen pjesë, atëherë vetë Nisma Socialdemokrate ka me çue në Kushtetuese këtë çashtje.

Shperndaje në: