Probleme për May lidhun me Brexit, ky asht zhvillimi i fundit

Shumica e deputetëve të Parlamentit britanik kanë refuzue marrëveshjen e tërhekjes nga Bashkimi Europian të propozuem nga kryeministrja Theresa May, raporton BBC.

Qeveria ka humbë në votimin parlamentar me 344 vota kundër dhe 286 pro.

Ky votim nënkupton se Mbretnia e Bashkueme nuk ka me u tërhekë nga Bashkimi Europian simbas afatit të fundit dhe duhet me shtye procesin deri me 22 Maj, me shpresë se deri atëherë ka me u arritë marrëveshja.

Shperndaje në: