Ky ka me qenë kundër-kandidati i Anton Qunit për kryetar të LDK’s në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fillue procesin e mbrendshëm zgjedhor në të gjitha degët e partisë.

Deputeti dhe kryetari aktual i degës në Prizren, Haxhi Avdyli, tha se nuk ka me qenë ma pjesë e kandidaturës së re.

Avdyli ka thanë për klankosova.tv se derisa ishte në këtë post nuk e ka arritë objektivën e tij me rikthye LDK’n në krye të Prizrenit, prandaj edhe po hek dorë nga gara.

“Arsyet e moskandidimit tim janë të shumta duke filluar nga ato politike. Kjo do të thotë se nëse një politikan nuk e arrin objektivin e vet politik, siç ishte rikthimi i LDK’së në pushtet lokal, atëherë është e udhës që të reflektoj “.

“Edhe pse kam pas presion pozitiv nga aktivistët që të qëndroj edhe më tutje, po konsideroj që është koha për këtë lëvizje. E mira e degës tonë është që kemi kuadro të përgatitur që mund t’i ndihmojmë për të ecur më tutje. Edhe unë do jem bashkë me ta në këto procese. Atmosfera në degë është e relaksuar dhe nuk ka aspak rivalitetet negativ”.

Ndërkaq, deputetët Driton Selmanaj dhe Anton Çuni kanë zyrtarizue kandidaturën e tyne për kryetar në LDK’n e Prizrenit.

Selmanaj ka thanë se asht i gatshëm për këtë post dhe i nderuem që asht përballë Çunit.

“Ka kohë që i jam ofruar anëtarësisë dhe kam shpreh gatishmërinë që të jem pjesë e garës për kryetar të degës në Prizren. Ndjehem i nderuar edhe jashtëzakonisht mirë që do të jem në garë me zotëri Anton Çunin”.

Shperndaje në: