Ish deputetja, Lucy Flores, akuzon Joe Biden për ngacmim seksual

Ish deputetja e asamblesë së shtetit të Nevada’s në SHBA, ka akuzue të Premten ish zv.presidentin amerikan dhe kandidatin potencial për president të SHBA nga ana e demokratëve, Joe Biden, se ai në vitin 2014 i asht afrue, e ka puthë mbrapa kresë, raporton CNN.

Lucy Flores, i shkruejti këto akuza për The Cut, nji degë e revistës New York, e cila pretendoi se Biden e bani me u ndje “e shqetësueme dhe e hutueme”, gjatë nji organizimi të fushatës në vitin 2014, ku ajo ishte kandidatja demokrate për zavendës guvernatore e shtetit të Nevada’s.

“E ndjeja tue afrue afër nga mbrapa. Ai i fryu flokëve të mia. U shokova” shkroi Flores, tue shtue që ajo gjatë tanë kohës mendonte se pse zv.presidenti iu afrue asaj. “Ai më dha nji puthje të madhe e të ngadaltë në pjesën e mbasme të kresë. Truni im nuk mund ta kuptonte çka po ndodhte. Isha e turpnueme. Isha e shokueme. Isha e hutueme.”

Flores vazhdoi: “Nuk mund të lëvizja dhe me thanë nja gja. Nuk doja gja tjetër përveç që Biden me u largue nga unë.”

Këto akuza vijnë gjatë kohës që Biden po e konsideron kandidimin për president të SHBA’ve.

Shperndaje në: